Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë: MRP vaksinat janë me afate të vlefshme

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme e inspektimit të kryer nga Komisioni në dy ditët e fundit me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, tregoi se të gjitha vaksinat MRP që imunizojnë fëmijët kundër fruthit janë të vlefshme dhe plotësisht të sigurta, njoftojnë nga Ministrinë e Shëndetësisë.

Ata shpjeguan se kontrolli është kryer në disa pika vaksinimi, nga ku janë kontrolluar afatet fabrikuese të shtypura në të gjitha kutitë dhe në paketimin e brendshëm nga ana e prodhuesve.

“Është vërtetuar se të gjitha vaksinat janë të vlefshme deri në maj të vitit 2019, gjegjësisht korrik 2019. Inspektimi arriti në përfundimin se nga ana e kompanisë importuese “Makedonija lek” janë vërejtur lëshim teknike. Përkatësisht, kompania “Makedonija lek”, në një numër të vogël paketash, ka ngjitur deklaratat e vjetra. Deklaratat e kaluara ishin nga importi i mëparshëm që ishte i vlefshëm deri në tetor të 2018-tës. Për këto konstatime të inspektuesve, gjithashtu e kemi informuar kompaninë Makedonija lek”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga atje u bëjnë thirrje prindërve që të vazhdojnë me vaksinimin e rregullt të fëmijëve të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version