Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë blen 12 vetura të ndihmës së shpejtë

Ministria e Shëndetësisë dje ka zhvilluar një ankand elektronik dhe ka ofruar 12 automjete për ndihmën e shpejtë. Ministri Venko Filipçe nënvizoi se për këtë blerje ministria ka pasur në plan 30 milionë e 500 mijë denarë, por pas kryerjes së ankandit elektronik, çmimi është arritur në shumën prej 18 milionë e 300 mijë denarë.

“Në blerjen e ambulancave është arritur kostoja më e ulët, me çka Ministria ka kursyer 12 milionë e 240 mijë denarë ose rreth 200 mijë euro”, tha ministri Filipçe, duke shtuar se me blerjen e ambulancave përmirësohen kushtet kushtet dhe pacientëve u ofrohet shërbimi që u është i nevojshëm.

Ai tha se vendimi për të zgjedhur ofertuesin më të volitshëm do të shpallet të hënën dhe marrëveshja do të nënshkruhet brenda 12 ditëve, sipas ligjit mbi blerjet publike.

Ministria është në procedurë edhe për marrjen e tre ambulancave të ndihmës së shpejtë si donacion nga Republika e Çekisë./Telegrafi/

Exit mobile version