“Me ndërtimin e Qendrës së re klinike universitare, punëtorët shëndetësorë do të kenë kushte më të mira për punë, kolegët e rinj kushte më të mirë për arsim, dhe të gjithë bashkërisht do të kemi kujdes dhe mbrojtje shëndetësore të cilësisë së lartë.
Këtë e njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë pas vendimit të djeshëm të Qeverisë ku u mundësua të fillojnë aktivitetet kadastrale dhe urbanistike në parcelën ku do të ndërtohet Qendra e re klinike në komunën e Gjorçe Petrovit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional është segment i rëndësishëm në zbatimin e projektit që është në interes të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Kolegët nga më shumë institucione në mënyrë aktive punojnë në realizimin e projektit për ndërtimin e një Qendre të re klinike dhe treguan se bashkërisht mund të arrijnë rezultate”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet në njoftim, është që ndërtimi të jetë i qasshëm, cilësor që dukshëm do të rrisë standardet e shërimit dhe trajtimit të pacientëve./Telegrafi/