Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Punëtorët e “Lear”, janë lëshuar për kurim shtëpiak (Foto)

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar se disa punëtorë të fabrikës “Lear” në Tetovë janë helmuar nga ushqimi gjatë ditës së sotme.

Lexo po ashtu Helmohen 25 punëtorë në fabrikën Lear në Tetovë

Nga MSH thonë se 23 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 15 në klinikën infektive, ndërsa 8 në ndihmën e shpejtë. Ndërsa të gjihë janë lëshuar për kurim shtëpiak.

“Në lidhje me helmimin e lajmëruar ne fabrikën Lear në Tetovë, informojmë se 23 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 15 në klinikën infektive, ndërsa 8 në ndihmën e shpejtë. Asnjë nuk është i hospitalizuar, të gjithë janë lëshuar në shërim shtëpiak. Nëse ka ndryshime në lidhje me gjendjen, Ministria e Shëndetësisë do të informon me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

Exit mobile version