Ministria e Shëndetësisë thotë se dje pasdite ka pranuar nga IKSHPK rezultatet e analizave mikrobiologjike në rastin e vdekjes së Naser Makollit në burgun e Lipjanit.
Nga këto analiza sipas MSH-së përkatësisht Departamentit të Shëndetësisë në burgje, rezulton se nuk janë gjetur vezë-ciste të parazitëve në feces.
“Pra, bazuar në këtë, përjashtohet prezenca e këtyre parazitëve, por assesi kjo nuk do te thotë se pacienti nuk ka mundur të ketë entercolit bakterial, viral, alergjik apo të ndonjë natyre tjetër”, thuhet në njoftimin e MSH-së.