Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri për lëvizjen e qytetarëve dhe vlen nga nesër deri më 4 maj, në bazë të vendimit të marrë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në kohën e pandemisë COVID-19.
Prej datës 15 prill, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim rreth kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, të cilët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre për vetëm 90 minuta në ditë, e kjo bëhet në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të secilit.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë vlen deri më datën 4 maj, ndërkohë sot do të bëhen të ditura masat e reja që do të ndërmerren rreth menaxhimit të situatës me Covid-19. /Telegrafi/