Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë publikon Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e COVID-19

Foto: Arkiv/Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19, i cili përbëhet nga 153 faqe gjithsej dhe i cili sipas MSH-së do të vazhdoj të plotësohet na bazë të gjendjes epidemiologjike.

Ky manual është aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi u hartua dhe vlerësua nga profesionistët shëndetësor.

Në hyrjen e manualit sikur edhe në brendi theksohet se të gjitha Institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre.

“Ky udhëzues duhet të përdoret nga institucionet publike dhe private për të zhvilluar protokollet e veçanta specifike për natyrën e punës / veprimtarisë së tyre për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në vendet e punës. Të dhënat ekzistuese dëshmojnë që ka ende shumë për të mësuar në lidhje me përcjelljen, rëndësinë dhe tiparet tjera të COVID-19 hulumtimet janë në zhvillim e sipër. Për këtë arsye, ky udhëzues, varësisht nga situata epidemiologjike dhe të dhënave të reja shkencore, mund të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet”, thuhet në Manual.

Manualin e plotë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/