Telegrafi

MSH publikon listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19, në mesin e tyre Turqia, Franca e Britania

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë, ku për banorët e këytre shteteve nëse duan të vijnë në Kosovë, aplikohen masa të veçanta.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, “Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”.

Lista me 14 shtetet me rrezikshmërinë e lartë janë:

Nga ky vendim përjashtohen disa kategori si:

3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda tre (3) orësh;

3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nénshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare. /Telegrafi/