Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion nga ANP

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se pakot ushqimore, higjienike do të shpërndahen në gjithë Republikën e Kosovës.

“Këto pako ushqimore, higjienike më shumë do të shpërndahen në gjithë Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në komunat të cilat gjenden në karantinë e më theks të veçantë në Malishevë.  Në anën tjetër një pjesë e materialeve do të shkojnë për komunitet RAE në disa nga komunat në Kosovë. Falënderoj LIMAK-un”, tha Vitia, përcjell Telegrafi.

Ministri në detyrë kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi tri javët e ardhshme, sepse siç tha ai do të jenë vendimtare.

“Kërkoj nga qytetarët që në tri javët e ardhshme të mos relaksohen, janë tri javë vendimtare, të dalim faqebardhë”, pohoi ai”./Telegrafi/

Exit mobile version