Ministria e Shëndetësisë nuk do të kërkojë që vaksinimi të jetë kusht për regjistrim në shkolla. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, do t’i përafrojmë qëndrimet. Nuk është e saktë se punojmë në atë se fëmijët të cilët nuk do jenë të vaksinuar, nuk do të mund të regjistrohen nëpër çerdhe dhe shkolla. Do të punojmë me prindit që janë skeptik që t’ju tregojmë se nuk duhet të kenë frikë nga vaksinimi, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot e theksoi zv.ministri për Shëndetësi, Goce Çakarovski, i cili tha është e drejta personale e prindërve të vendosin se a do ta vaksinojnë fëmijët e tyre, megjithatë si minstër për Shëndetësi me patjetër të kemi përgjegjësi për siguri në përgjithësi, sepse siç tha, një fëmijë i pa vaksinuar, mundet të jetë shkaktarë për infektimin e sëmundjeve tek shumë fëmijë. /Telegrafi/