Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë nuk jep sqarime për vdekjen e pacientëve nga Kriva Pallanka

Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me vdekjen e dy pacietëve nga Kriva Pallanka, të cilët mbrëmë ndërruan jetë shkaku i prishjes së makinës së Ndihmës së Shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Komitetin e Helsinkit ky rast është skandaloz që flet për gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në vend.

“Të ndodhë që të vdesin dy pacientë në të njëjtën ditë për mos riparim të veturës, me të vërtetë është skandal. Dhe në çdo shtet normal, ministri do të duhej të del dhe të jep sqarime mbi rastin por edhe të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shkup, vdesin dy pacientë në furgonin e Ndihmës së shpejtë si shkak i defektit!