Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë njofton për dorëheqjen e Ramadanit nga drejtimi i IKSHPK

Ministria e Shëndetësisë e konfirmoi se Naser Ramadani dha dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

MSH njofton se ministri Arben Vitia e ka pranuar dorëheqjen e Ramadanit më 14 gusht dhe ka caktuar Ardita Barakun ushtruese të detyrës të shefes ekzekutive të këtij instituti.

Ramadani ka qenë në krye të IKSHPK-së edhe në kohën e pandemisë globale, Covid-19./rtk

Exit mobile version