Pas njoftimit në portalin “Makfax” për pamjaftueshmërinë e insulinës në vend, Ministria e Shëndetësisë vendosi që nesër të shpallë një tender për blerjen e insulinës. Pavarësisht dëshmisë së njerëzve me diabet se insulina nuk është e mjaftueshme në barnatore, Ministria këmbëngul se nuk do të ketë krizë insuline, që do të thotë se ekziston një sasi e mjaftueshme e ilaçeve diabetike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pyetja mbetet e hapur, pse Ministria e Shëndetësisë ka pritur deri tani për të shpallur tenderin dhe nëse është përsëri bëhet fjalë për kalkulime në lidhje me blerjen e insulinës.
“Lidhur me njoftimin se ka një krizë të re të insulinës, Ministria e Shëndetësisë mohon dezinformimin rreth mungesës së furnizimit dhe moskujdesit për pacientët. Tenderi për blerjen e insulinës do të shpallet nesër, ndërkohë që të gjitha proceset përgatitore për të janë tashmë të përfunduara dhe e tërë procedura është e planifikuar në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme. Për pacientët me terapinë e insulinës me tenderin e ri ne do të sigurojmë instrumente cilësore dhe insulinë cilësore.
Për momentin furnizim i barnatoreve me insulinë është e mjaftueshme. Nëse në ndonjë barnatore nuk ka insulinë atë mund ta gjejnë në një barnatore tjetër afër saj”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Shëndetësi. /Telegrafi/