Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Kurba e pacientëve të kuruar rritet ndjeshëm ndërsa numri i rasteve aktive ka një rënie të madhe

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas trendeve të fundit të të infektuarve dhe të shëruarave nga coronavirusi, numrat janë jashtëzakonisht inkurajues.

“Kurba e pacientëve të shëruar rritet ndjeshëm ndërsa numri i rasteve aktive ka një rënie të madhe”, shprehen nga MSH, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se sipas të dhënave të sotme kemi vetëm 5 raste të reja nga 249 testime që është një normë prej 2% pozitive nga të gjitha testet e kryera brenda një dite.

“Numri i pacientëve që kanë indikacion për testim po zvogëlohet ndjeshëm por edhe numri i testeve të kryera po zvogëlohet. Sipas informacioneve nga laboratorët privatë, kërkesat për testimit gjithashtu janë zvogëluar ndjeshëm. Koha e pritjes për testim gjithashtu ka rrënë në minimum, d.m.th një ditë”, thonë nga MSH.

Ata në fund theksojnë se do të vazhdohet të testohet në mënyrë aktive sipas indikacioneve në të gjitha pikat dhe në të gjitha laboratorët dhe se po monitorohet nga afër situata derisa epidemia të tërhiqet plotësisht./Telegrafi/

Exit mobile version