Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka siguruar 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare – njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.

Prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 mijë janë vaksina për të rritur ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit.

Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478,670 euro

Ministria u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal. /Telegrafi/