Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë më 26 korrik ka mbajtur seancë urgjente për shkak të vdekjes së dy qytetarëve nga viruset e etheve hemorragjike.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se një ekip ekspertësh kanë kryer hetime epidemiologjike në fshatin Simnicë, anketë me familjarët e të vdekurve dhe më pas kanë bërë dezinfektimin e shtëpisë dhe rrethinës në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga anketa me familjarët Ministria e Shëndetësisë ka marrë informacione se të vdekurit dhe një pjesë e familjes shpesh kanë punuar në arën e tyre private.
“Në arën e familjarëve nuk janë gjetur as persona as kafshë. Është bërë dezinfektim i objekteve të mbyllura, të hapura dhe në magazinën e shtëpisë. Gjithashtu dezinfektim është bërë edhe në hapësirë më të madhe rreth shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga kjo mininistri gjithashtu njoftojnë se Instituti për Shëndet Publik ka përgatitur broshura për punëtorët shëndetësor, por edhe për qytetarët e rëndomtë, me qëllim që të edukohen në lidhje me viruset e etheve hemorragjike./Telegrafi/