Ministria e Shëndetësisë informon se posedojnë gjak të mjaftueshëm për të mjekuar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë.
Në rrjetet sociale u paraqitën disa qytetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë me dhurimin e gjakut për të lënduarit nga aksidenti, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse ka nevojë për një gjë të tillë do të njoftojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të fundit të organeve kompetente numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa të lënduar ka mbi 20.
Ndryshe, aksidenti tragjik ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” humbi kontrollin dhe u rrokullisë në rrugën Shkup-Tetovë./Telegrafi/