Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Jeni të obliguar të uleni vetëm katër persona në një tavolinë në kafiteri

Ministria e Shëndetësisë ka ritheksuar se në kafiteri, hotele apo restorante lejohen të ulen vetëm katër persona në tavolinë.

MSH përmes një njoftimi sqaron po ashtu se lejohen deri në 40 klient për 100 m2.

“Në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19, jeni të OBLIGUAR të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në secilën kafiteri, hotel apo restaurant”, thotë MSH.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë konfirmuar 194 raste të reja.

Sipas masave të fundit të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:30 në të gjitha komunat vlen ora policore. /Telegrafi/

Exit mobile version