Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë inicon zvogëlimin e harxhimeve për shërim jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë sot në seancën e Qeverisë së Maqedonisë ka dorëzuar propozim që të ulen harxhimet e qytetarëve të vendit për shërbimet shëndetësore jashtë vendit, në fushën e transplanteve.

Qeveria miratoi tekstin e propozim-vendimit dhe filloi procedurën e mëtejme për këtë propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi i kësaj iniciative është që të sigurohet qasje adekuate për shërbimet shëndetësore dhe të përmirësohet cilësia e mbrojtjes shëndetësore për qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version