Ministria e Shëndetësisë pasdite bëri të ditur se po heton dyshimet se ka pasur keqpërdorime të honorarëve në Klinikën për Kirurgji të Fëmijëve në Shkup.
Siç thonë nga Ministria, ata do të informojnë se kush dhe në bazë të çfarë, personave të angazhuar me marrëveshje në vepër ju ka paguar shuma më të mëdha nga të paraparat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk bëhet fjalë për uljen e të ardhurave të honorarëve, të angazhuar në klinikë, por për kthimin e shumave në suaza të sistematizimit ekzistues./Telegrafi/