Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Gjendja shëndetësore e pacientëve me coronavirus është stabile

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja shëndetësore e dy pacientëve të infektuar me coronavirus është stabile.

“Stabile është gjendja shëndetësore e pacientes së parë, e cila në testin e fundit rezultati i doli negativ, por gjatë ditës së nesërme i është bërë edhe një test që të vërtetohet rezultati, përkatësisht të vërtetohet se nuk është e infektuar”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Wiz Air anuloi fluturimet nga Shkupi dhe Ohri për në Treviso dhe Milano deri më tre prill për shkak të coronavirusit

Nga kjo ministri shtojnë se më 10 mars skadon afati i izolimit të gjithë bashkudhëtarëve të cilët më 26 shkurt arritën pacienten e sëmurë./Telegrafi/

Exit mobile version