Site icon Telegrafi

Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë: Janë siguruar mjetet financiare për programin e HIV/AIDS

Ministria e shëndetësisë ka reaguar pas protestës së sotme të disa OJQ-ve për uljen e buxhetit për programin parandalues për HIV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e kësaj ministrie thuhet se janë siguruar mjete financiare për personat me HIV/AIDS në kuadër të Programit për mbrojtje të popullatës nga HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë.

Lexo po ashtu Disa OJQ protestuan para kuvendit të Maqedonisë për çështjen e të sëmurëve me HIV

Më tej, Ministria bënt ë ditur se ilaçet e nevojshme janë siguruar vazhdimisht, ndërkaq ka përfunduar furnizimi i ilapeve edhe për vitin 2017.

Gjithashtu, ministria bën të ditur se është në vijim procedura për furnizim edhe të testeve për terapi antiretrovirusale për vitin 2017./Telegrafi/

Exit mobile version