Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë: Është bërë rritje rekorde e pagave te punëtorët shëndetësorë

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kuadri mjekësor i kualifikuar dhe i motivuar është një nga parakushtet kryesore për shëndetësi cilësore dhe në periudhën e kaluar janë bërë investime serioze në kapitalin njerëzor.

Sips tyre, për dy vite janë dhënë më shumë se 5.000 pëlqime për punësime në shëndetësinë publike. Më së paku për 10% është rritur kapaciteti i kapitalit njerëzor në çdo institucion shëndetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është bërë rritje rekorde e pagave. Paga e mjekut specialist është rritur për 40%, paga e infermiereve për 23%, të mjekëve të përgjithshëm për 25% dhe 15% për punëtorët tjerë shëndetësorë”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri thonë se për herë të parë, specialistët privat janë paguar për punën e tyre aq sa e ka pagën një mjek i përgjithshëm.

“Të gjithë këto masa, jo vetëm që forcojnë kapacitet profesionale të punëtorëve shëndetësorë, por paraqet mundësi që të ardhmen dhe karrierën ta shohin në shëndetësinë e Maqedonisë”, shprehen nga MSH duke shtuar se edhe në vitin 2020 do të vazhdojnë të investojnë në kapitalin njerëzor për shkak se me punëtorë shëndetësorë të motivuar do të kemi edhe pacientë të kënaqur./Telegrafi/