Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.
MSH thotë se, duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve), transmeton Telegrafi.
Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:
Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.
Kujdesi gjatë temperaturave të larta:
?Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;
?Vishni veshje të lehta dhe të gjera;
?Bëni dush të freskët;
?Pini shumë ujë;
☕Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;
?Mbani shtëpinë tuaj të freskët:
? Hapni dritaret natën;
?Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.
?Qëndroni në hije.
??Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturave të larta;
?Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;
Ministria shton tuje se, nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor.
Ndryshe, nga IHMK kanë njoftuar se temperatura të larta do të ketë deri më 27 korrik. /Telegrafi/