Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësië: Deri tani 1069 fëmijë janë vaksinuar

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13:00 janë vaksinuar 11 fëmijë me vaksinën MRP.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, deri tani janë vaksinuar 1.069 fëmijë, Për momentin , nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të infektuar me fruth.

Nga Ministria rikujtojnë se fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet e fëmijëve, me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë së shpallur në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pikat e vaksinimit “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Bukuresht” nesër do të punojnë nga ora 7:30 deri në orën 13:00./Telegrafi/

Exit mobile version