Ditën e enjte (27 janar) do të fillojë votimi i anëtarëve të Akademisë për të nominuar filmat në “Oscars 2022”.
Kosova me filmin “Zgjoi” është futur për herë të parë në listën e ngushtë për të siguruar një nominim.
Në bazë të kësaj, një kërkesë që ta përkrahin dhe promovojnë filmin e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.
Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):
“Të dashur qytetarë e bashkë-atdhetarë kudo që jeni nëpër botë.
Nesër fillon votimi zyrtar për nominimet Oscar nga Akademia Amerikane e Filmit.
Republika e Kosovës, për herë të parë është në listën e ngushtë për të fituar një nominim me filmin e jashtëzakonshëm HIVE.
Andaj ju ftojmë që ta shpërndani këtë cover të filmit HIVE, për ta përkrahur dhe promovuar bashkë filmin tonë drejt fitores në Oscars!
Bashkë mund t’ia dalim”. /Telegrafi/