Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës në disa rrugë janë shfaqur vështirësi.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisjet dimërore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përditësuar në ora 08:04, magjistralja Fusha-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-bërnjak, Mitrovicë-Jarinije, janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/