Dy policë janë lënduar në fshatin Haraçinë kur kanë kërkuar të legjitimojnë dy persona të kërkuar.
Siç deklaroi MPB-ja, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “1” në Haraçinë kur policët kanë ndaluar veturën “Golf”, brenda së cilës kanë qenë personat O.M (33) dhe G.M (20), të cilët kërkohen për vuajtjen e dënimit me burg.
Në momentin kur njëri nga policët është afruar drejt automjetit, vozitësi O.M ka nisë të shkojë pas dhe e ka lënduar policin duke e shkelur.
Policia ka shkrepur plumba paralajmëruese në ajër, por vozitësi i automjetit nuk është ndalur duke goditur me makinë policin tjetër, që më pastaj të ikë.
Nga MPB-ja janë marr masa për gjetjen e O.M dhe G.M, kurse dy policëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit” dhe janë lëshuar në mjekim në shëpi./Telegrafi/