Site icon Telegrafi

Ministria e Punëve të Brendshme anulon projektin e 21 milionë eurove

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.

Sveçla ka pohuar se kanë vepruar kështu për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka theksuar ai.

Ministri ka shkruar tutje se “mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror”. /Telegrafi/

Exit mobile version