Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë pensionistët e Kosovës, duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë COVID-19, me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020.
Sipas Ministrisë së Punës, deri në fund të dhjetorit këta pensionist nuk do të suspendohen nga pagesa.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit kishte ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, kjo ndarje është për muajt tetor-dhjetor 2020.
“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale”, kishte thënë Bajrami. /Telegrafi/