Telegrafi

Ministria e Punës merr vendim që shërbimet për kategoritë e dala nga lufta nga Malisheva do të kalojnë në regjionin e Prizrenit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka nënshkruar vendimin që nga sot veteranët, invalidët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e UÇK-së nga Komuna e Malishevës, që të gjitha shërbimet të cilat i kanë realizuar në zyrën regjionale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë, do t’i realizojnë në Prizren.

“Me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së tyre ne jemi të përkushtuar që shërbimet për kategoritë e dala nga lufta, kategori kjo e veçantë për shoqërinë tonë t’i sjellim sa më afër tyre.”, ka shkruar ministri Skender Reçica, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

Nga sot Veteranët, Invalidët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e UÇK-së nga Komuna e Malishevës, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi,  të gjitha shërbimet të cilat i kanë realizuar në zyrën regjionale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë,  do t’i realizojnë në Prizren.

Me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së tyre ne jemi të përkushtuar që shërbimet për kategoritë e dala nga lufta, kategori kjo e veçantë për shoqërinë tonë t’i sjellim sa më afër tyre. /Telegrafi/