Ministria e Mjedisit në vazhdimësi po ndjek gjendjen kritike me zvogëlimin e nivelit të ujit në Liqenin e Prespës dhe janë ndërmarrë masa nga institucionet kompetente, ndërsa paralajmërojnë që javën e ardhshme do të mbahet takim koordinator në nivel kombëtar.
Bëhet fjalë për planin për menaxhimin me ujëmbledhësin e Liqenit të Prespës, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga ekspert publik, komuna e Prespës, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ministria, organizatat qytetare që janë aktive në rajon.
“Qëllimi është që në një afat sa më të shkurtër të bëhet analizë nga ekspertët për shkaqet e gjendjes dhe hapat e ardhshme të mundshme për përmirësimin me menaxhimin e ujërave të Liqenit të Prespës”, thonë nga Ministria e Mjedisit./Telegrafi/