Ministria e Mbrojtjes sot prishi marrëveshjen për furnizimin e 14.000 uniformave ushtarake, për shkak se siç njoftojnë nga ministria, mospërmbushjes së marrëveshjes për furnizim nga firma që është përzgjedhur në procedurë publike dhe transparente.
Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se asnjëherë nuk do të heqin dorë nga synimi që secili pjesëtarë i ARM-së të ketë uniformë cilësore, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Arsyeja për prishjen e marrëveshjes është se në afat prej 50 ditësh për dhënien e mostrave, sipas marrëveshjes për furnizimin e 14.000 uniformave ushtarake, firma nuk dha mostra të plota dhe certifikata, dhe të njëjtën nuk e bëri as pas afatit prej 15 ditësh që është parashikuar në marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes shton se në ditët e ardhshme, e gjithë procedura do të përsëritet ndërsa pjesëtarët e ARM-së do të marrin uniforma të reja./Telegrafi/