Telegrafi

Ministria e Mbrojtjes: Ngacmimi seksual në armatë është i palejuar

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një reagimi për ngacmim seksual të një pjesëtare të armatës në Kumanovë thotë se “ngacmimi seksual në armatë është i palejuar. Rasti hetohet dhe nëse vërtetohet, ministria do të ketë zero tolerancë”.

“Ministria e Mbrojtjes dënon çdo tentim të ngacmimit seksual. Ngacmimi seksual në armatë është i palejuar. Rasti po hetohet dhe nëse vërtetohet, ministria do të ketë zero tolerancë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu E punësuara në URMV ka paraqitur sulm seksual nga kolegu i saj

Më herët nga MPB njoftuan se e punësuara në armatë në SPB Kumanovë ka denoncuar se kolegu i saj ka është përpjekur të përdhunojë.

Ngjarjen në policinë e Kumanovës e ka paraqitur e punësuara në URMV më 19 nëntor në orën 19:20.