Site icon Telegrafi

Ministria e Mbrojtjes: Kemi sjell vendin në prag të NATO-s

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj akuzave të partisë opozitare OBRM-PDUKM. Dje nga kanë theksuar se Radmilla Sheqerinska ishte duke pritur me padurim për gomat e reja, ndërsa ushtarët ishin pa gjërat elementare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM të mos shqetësohet për ARM-në. Nëse ata do të ishin aq të shqetësuar, kanë pasur kohë prej dhjetë vjetësh për ta pajisur, modernizuar mbrojtjen. Por gjatë sundimit të tyre, e vetmja gjë për të cilën ata ishin të shqetësuar ishte se si të forcohej policia në mënyrë që ata ilegalisht të mund të ndërtonin një fortesë rreth qeverisë së tyre kriminale, të përgjonin, të ndjekin dhe të frikësonin”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Ministria e Mbrojtjes gjithashtu thonë se kanë shpallur për blerjen e gomave për automjetet ushtarake dhe këpucë për ushtarët pikërisht sepse gjatë sundimit të OBRM-PDUKM-së blerje të tilla s’ka pasur. Shtojnë se kanë trashëguar një gjendje të tillë dhe prej andej kanë filluar.

Ata i kujtojnë OBRM-PDUKM-së se, gjysma e të cilëve udhëheqja e lartë është në paraburgim dhe gjysma në arratisje, se “kemi rritur buxhetin e mbrojtjes me 15 për qind, kemi rritur pagat me 10 për qind dhe vitin e ardhshëm do të ketë rritje edhe për 5 për qind, e kthyem pagesën e orëve shtesë, e kthyem çmimin jubilar, në kohën rekorde ne përgatitëm një shqyrtim strategjik të Mbrojtjes. Nga një ngjarje e pashpresë, ne kemi sjellë vendin në prag të NATO-s për një vit”./Telegrafi/

Exit mobile version