Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike ka publikuar një kartolinë përmes së cilës uron qytetarët e vendit për festat e fundvitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndonëse kjo ministri nuk publikon edhe në gjuhën shqipe dokumente me rëndësi, siç ishte publikimi i strategjisë për reforma në administratën publike vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, kësaj rradhe urimet i bëri edhe në shqip, por krejtësisht të huqur.
Siç duket, Ministria paska përdorur Google translate dhe nuk është konsultuar, së paku me ndonjë administrator shqiptar të punësuar në këtë Ministri./Telegrafi/