Site icon Telegrafi

Ministria e Kulturës: Sigurohen mjete për titujt profesional për mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës përmes një kumtese për media informon se nga Ministria e Financave janë siguruar mjete për tejkalimin e problemit me valorizimin e punonjësve profesional në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe realizimit të të drejtave të tyre ligjore.

Nga Ministria e Kulturës thonë se për 134 punonjës nga institucionet nacionale dhe lokale të sferën së kulturës është marrë pëlqim për rritjen e pagave në bazë të titujve profesional të fituar në sferën e trashëgimisë kulturore.

“Në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi shumëvjeçar dhe do të kryhet korrigjimi i pagave për punonjësit në 21 institucione nacionale dhe 8 institucione lokale, sipas bazës së titujve të fituar profesionalë dhe do të sistemohen në vende pune adekuate nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/

Exit mobile version