Site icon Telegrafi

Ministria e Kulturës: SHMDAM nuk është mbi ligjin

Ministria e Kulturës ka reaguar ndaj kritikave të Shoqatës për Mbrojtje të së Drejtës Autoriale të Muzikës (SHMDAM) në lidhje me ndalimin e muzikës kroate dhe serbe në Maqedoni, duke thënë se SHMDAM nuk është mbi ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi për ndalimin e emitimit të muzikës është dorëzuar në procedurë të qartë dhe të përcaktuar dhe i njejti vendim është plotësisht ligjor. Ligjshmërinë e këtij akti mund ta vlerësojë vetëm gjykata, jo SHMDAM”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.

Sipas Ministrisë së Kulturës, akuzat e sotshme të SHMDAM të paraqitura në publik janë gënjeshtra, të pavërteta dhe vendime të pamenduara të ndjekura nga injoranca e plotë ndaj legjislacionit në fushën e të drejtave të autorit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shfuqizohet ndalesa e emitimit të muzikës maqedonase, serbe e kroate në Maqedoni
Exit mobile version