Ministria e Kulturës njoftoi se do të ngrit padi penale për përgjegjësi qytetare kundër kryetarit të Këmisionit për Kulturë nga LSDM-ja, Robert Allagjozovski, i cili sot në një konferencë akuzoi se kjo ministri dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e Kulturës do të ngrit padi penale për përgjegjësi qytetare kundër Robert Allagjozovski, i cili sot në konferencë për shtyp publikoi gënjeshtra dhe të pavërteta dhe e ka prishur pasqyrën e këtij institucioni. Dokumentet që Allagjozovski i prezantoi para opinionit, paraqet ndërhyrje në punët e Sektorit për punë themelore pranë komunikimit me sektoret tjera në Ministrinë e Kulturës, që është e paraparë me ligjin për material arkivor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/