Telegrafi

Ministria e Kulturës nuk do të mbështet Karnevalin e Strumicës

Nuk do të ketë fonde nga Ministria e Kulturës për Karnevalin e Strumicës. Pas 100 mijë denarëve në vitin e kaluar për këtë manifestim në hapësirë të hapur, Ministria e Kulturës vendosi që këtë vit të mos ndajë asnjë denarë për këto aktivitete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët e këtij manifestimi theksuan se ky është manifestimi dhe brendi më i mirë në Maqedoni, por edhe përkundër kësaj ata thonë se Ministria vendosi që të mos i mbështet me anjë denarë.

Lexo po ashtu Karnevali i Strumicës do të mbahet prej 22 shkurtit deri më 1 mars

Ata gjithashtu thonë se për dallim nga Karnevali i Strumicës, të gjithë karnevalet tjera madje edhe grupet e ndara nga Maqedonia kanë marrë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës.

Ndërsa nga Ministria theksojnë se organizatorët e Karnevalit të Strumicës, nuk kanë vërtetime se ky manifestim është regjistruar si trashëgimi kulturore nga Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, që ka qenë kusht për të marrë mjete nga shteti./Telegrafi/