Telegrafi

Ministria e Kulturës nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga UNMIK-u

Zyrtarja për informim në ministrinë e Kulturës, Arbërore Riza, tha se ministria e Kulturës nuk do të merr pjesë në këtë takim, ngase tashmë ajo ka themeluar Forumin për trashëgimin kulturore me pjesëmarrje edhe të ekspertëve ndërkombëtarë.

Ministria e Kulturës konsideron se pjesëmarrja në këtë takim vetëm sa do të dyfishonte formën vullnetare të shkëmbimit të informatave.

UNESCO dhe Këshilli i Evropës ka kërkuar nga UNMIK-u organizimin e këtij takimi midis Prishtinës dhe Beogradit me pjesëmarrje ndërkombëtare. /rtv21/