Këtë gjë e konfirmoi edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi. Ai në një prononcim për Telegrafin thotë se në pjesën ku prezentohet ai ka një pjesë në gjuhën shqipe,“Në pjesën ku prezentohem unë si sekretar shtetëror është një pikë ku shfaqet edhe në gjuhën shqipe”.
Sipas Shehabit disa herë janë nisur iniciativa në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. “Disa herë e kam ngritur një inicativë në Ministrinë e Kulturës, por deri më tani nuk kemi asnjë rezultat konkret, por shpresoj se për një kohë shumë të shkurtër do të kemi edhe faqen në gjuhën shqipe. Unë disa herë kam biseduar edhe me ministreshën dhe besoj se shumë shpejt do të realizohet. Fatkeqësisht deri më tani web faqja e ministrisë nuk është në gjuhën shqipe” thotë sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehabi.
Sipas tij deri në fund të vitit web faqja të bëhet në gjuhën shqipe./Telegrafi/