Site icon Telegrafi

Ministria e Kulturës mendon për rifillimin e produksionit muzikor të RTVM-së

Në klubin e deputetëve sot do të mbahet diskutimi i parë publik për rifillimin dhe revitalizimin e produksionit muzikor të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës, në debat do të marrin pjesë ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, autorë dhe profesionistë të fushës, të cilët janë propozues të modelit për rifillimin e produksionit muzikor të RTVM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debat janë ftuar edhe një numër i madh i autorëve dhe producentëve muzikor, përfaqësues të shoqatave muzikore, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Ministrisë së Shoqërisë Informatike, Komisionit për Kulturë dhe tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version