Site icon Telegrafi

Ministria e Kulturës mbështet financiarisht fondacionin “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”  

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar edhe një Memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për “Ibrahim Kodra Swiss Foundation”  ndan mjetet financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, e cila është gruaja e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli  falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët  do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version