Telegrafi

Ministria e Kulturës: LSDM-ja është parti e cila nuk ka zbatuar asnjë projekt në fushën e kulturës

Ministria e Kulturës përmes një kumtese kanë akuzuar LSDM-në si parti e cila nuk ka realizuar asnjë projekt në fushën e kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të bindur se nuk ka qytetarë në Maqedoni, i cili nuk e ka të qartë se LSDM-ja është parti e cila nuk ka realizuar asnjë projekt të vetëm në fushën e kulturës. Qytetarët një kohë të gjatë kanë mundësi të shikojnë sjelljen dhunuese të LSDM-së, ndaj kulturës maqedonase dhe trashëgimisë, si dhe mohimin e historisë së tyre dhe kulturës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/