Ministria e Kulturës ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komisionit për kulturë nga LSDM-ja, Robert Allagjozovski, i cili kërkoi që zv.ministri i Kulturës të anulojë programin vjetor të kësaj ministrie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Robert Allagjozovski nuk ka të drejtë, as legjitimitet si kryetari i Komisionit për kulturë të LSDM-së të kërkojë anulim të rezultateve të konkursit në një shtet dhe një institucioni si Ministria e Kulturës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.
Nga kjo ministri theksojnë se Robert Alagjozovski dhe partia e tij, bëjnë presion të madh dhe përzihen në punën e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/