Site icon Telegrafi

Ministria e Kulturës kompleton personelin

Pas intervistimit të kandidatëve javën e kaluar paneli ka vendosur që drejtor i Departamentit për Kulturë në këtë ministri të jetë Sami Piraj, drejtor i Departamentit për Sport, Iber Alaj, ndërsa drejtor i Administratës, Shkëmb Manaj.

Sekretari i përhershëm, Sali Morina, ka thënë se këtë javë pritët të intervistohen kandidatët për drejtor të bibliotekave dhe për drejtor të muzeut, ndërsa javën që vjen kandidatët për drejtorë të teatrove të Pejës, Gjilanit dhe Prizrenit.

Morina, ka deklaruar se janë duke punuar që në këto poste të zgjidhen njerëzit e merituar dhe të mos bëhen lëshime sikurse kanë ndodhur më parë. Ai premton se në fillim të muajit të ardhshëm do të dihen emrat e të gjithë drejtorëve nga konkursi i dhjetorit. /ktv/

Exit mobile version