Ministri për Kulturë, Robert Allagjozovski bëri të ditur sot se janë tërhequr 10 projekte nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës, për vitin 2018.
Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve arrinë në tetë milionë e pesëqind mijë denarë, ose rreth 140 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri te tërheqja e tyre erdhi pas revizionit të kryer nga ana e Komisionit të Ministrisë për Kulturë.
Allagjozovski shtoi se komisioni është duke i shqyrtuar ankesat për projektet e tërhequra.
Përndryshe, në pah dolën disa parregullsi në lidhje me projekte kulturore, sidomos në anën shqiptare. /Telegrafi/