Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës është miratuar konform dispozitave ligjore në Republikën e Maqedonisë, reagoi pasdite Ministria e Kulturës pas deklaratës së kryetarit të Komisionit për kulturë të LSDM-së, Robert Alagjozovski, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
“Demagogjinë dhe retorikën e zbrazët ia lëmë Alagjozovskit dhe LSDM-së, për të cilat ndjejmë nevojë që të përkujtojmë se zgjedhjet parlamentare në vend kanë përfunduar, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë dhënë besimin e tyre për opsion politik, në të cilën besojnë më shumë”, qëndron në reagim.
Ministria e Kulturës thekson se sikur deri më tani, qëndron fuqimisht e përkushtuar në realizimin e suksesshëm të Programit. /Telegrafi/