Telegrafi

Ministria e Kulturës anulon koncertin “Romancat ruse” në Maqedoni: Edhe arti është porosi

Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se nuk do të mbahet koncerti “Romancat ruse” që ishte paraparë për sonte në Operën dhe Baletin Kombëtar.

Ata thonë se anulimi vjen nga lajmet e fundit që vinë nga Ukraina dhe që shqetësuan njerëzimin, pasi sipas tyre nuk është koha për romanca.

Megjithatë nuk specifikojnë se nëse e njëjta do të ndodh edhe me koncertet tjera të formatit të ngjashëm, duke mos sqaruar as se nëse anulohet vetëm ky koncert pasi që romancat janë ruse – shtet i cili pushtoi Ukrainën.

“Koncerti Romancat ruse, i paralajmëruar për sonte në OBK, në marrëveshje me organizatorin – anulohet. Lajmet e fundit nga Ukraina shqetësuan gjithë njerëzimin. Për askënd kjo nuk është kohë për romanca. Edhe arti është porosi, për këtë askush nuk duhet të lejojë ai të njolloset. Romancat e mira le të mbeten për kohë më të mira, kohë kur sërish do të mbizotërojë paqja, nuk do të ketë viktima dhe askush nuk do të ndjehet i rrezikuar dhe i kërcënuar”, thanë nga Ministria e Kulturës e RMV-së.